Zelenskyy: Grindja e Uashingtonit, ëndrra e Putinit
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Vonesa e Amerikës në ndihmën e re për Ukrainën është si një ëndërr e realizuar për Vladimir Putin. Kështu tha Volodymyr Zelenskyy në një fjalim në Uashington DC.
“Putini duhet të humbasë. Ju mund t'i besoni Ukrainës dhe ne shpresojmë se mund t'ju besojmë po aq shumë”, tha ai në fjalimin e së hënës, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive.
Republikanët në Senatin amerikan po bllokojnë përkohësisht paketën e ndihmës së presidentit Biden për Ukrainën, të cilën Zelenskyy e komentoi.
“Nëse ka dikush që frymëzohet nga grindjet (në Kongres), është Putini dhe grupi i tij i sëmurë. Ata shohin ëndrrat e tyre të realizohen kur shohin vonesat dhe skandalet, kur mbështetja për luftëtarët e lirisë ulet”, tha, më tej, Zelenskyy.























