11:50 / 12.12.2023
Rusia thërret për ‘bisedë’ ambasadorin e Danimarkës
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Ambasadori i Danimarkës në Moskë, Jakob Henningsen, është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse për ‘bisedë’.
Shkak janë bërë “deklaratat provokuese të Henningsen në mediat daneze në lidhje me aktivitetet e kompanive të huaja në Rusi” raportojnë mediet e huaja.
Mediet daneze nuk janë të sigurta se çfarë i referohen deklaratave, por besohet se i referohen një interviste në Berlingse më 4 dhjetor, në të cilën ambasadori paralajmëroi kompanitë daneze, pasi shteti rus sekuestroi pjesë të një kompanie në pronësi të Carlsberg, gjë që u bë e mundur, pasi presidenti Vladimir Putin nënshkroi një dekret që i jep shtetit të drejtën të marrë përkohësisht disa kompani të huaja.























