Gjilani-Prishtina përballja më interesante e 1/8 së Kupës së Kosovës
BKT
Sport

Gjilani-Prishtina përballja më interesante e 1/8 së Kupës së Kosovës

B.H. / RTKlive

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe fitueses së Kupës në edicionin e kaluar, Prishtinës do të jetë përballja më interesante e rrethit të 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Në fakt, sot është bërë tërheqja e shortit për këtë fazë të garave, ku përballje tjetër ndërmjet skuadrave elitare do të jetë ajo ndërmjet Feronikelit 74 dhe Malishevës. Në këtë rreth të garave janë të përfshira 16 skuadra, të cilat më 3 dhe 4 shkurt do të përballen për kualifikim në çerekfinale.

Çiftet pas tërheqjes së shortit

Trepca 89 - Llapi
Gjilani - Prishtina
Drita - Rilindja 74
Vjosa - 2 Korriku
Feronikeli – Malisheva
Suhareka – Prishtina e re
Ballkani – Vllaznimi
Dukagjini – Dinamo