Kompania e njohur e modës kërkon falje për fushatën "Xhaketa"
Hanife Osmani / RTK
Kompania Zara kërkon falje në lidhje me fushatën e saj e quajtur “Xhaketa” e cila gjeti kritika të shumta në opinionin publik në mbarë botën.
Fushata përmbante një seri imazhesh në të cilat modelja ishte fotografuar në sfondin e gurëve të plasaritur, statujave të dëmtuara reklamuese e cila sipas klientëve ngjasojnë me imazhe të ngjashme nga lufta Izrael-Gaza.
Sipas Zaras disa klientë panë "diçka larg asaj që synohej nëpërmjet imazhit. Përdorues të medieve sociale kishin bërë madje thirrje për bojkot ndaj shitësit të modës. Fushata prezantoi një seri imazhesh të skulpturave të papërfunduara në studion e një skulptori dhe u krijua me qëllimin e vetëm për të ekspozuar veshjet e bëra artizanale në një kontekst artistik”, thanë nga kompania.
Fotografitë janë tërhequr pas kritikave në mediat sociale dhe ankesave në Mbretërinë e Bashkuar.
Zara thotë se fotot paraqesin skulptura të pabëra në një studio, ndërsa Autoriteti i Standardeve të Reklamimit deklaroi se kishin marrë 116 ankesa në lidhje me reklamën të cilat aktualisht po shqyrtohen nga organi mbikëqyrës.























