Biden: Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen globale
BKT
Rajoni dhe Bota

Biden: Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen globale

Flutura Bekqeli/RTKlive

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha se Izraeli ka filluar ta humbasë mbështetjen globale për shkak të bombardimeve pa dallim të Gazës. Udhëheqësi amerikan është përballur me presion në rritje, duke përfshirë edhe nga brenda Partisë së tij Demokratike, për ta frenuar fushatën ushtarake të Izraelit.

Komentet e presidentit amerikan për Izraelin të bëra për donatorët në një ngjarje për mbledhjen e fondeve, shënuan kritikën e tij më të fortë deri më tani ndaj udhëheqjes së Izraelit. Biden i ka ofruar mbështetje të palëkundur publike vendit që kur Hamasi nisi sulmet e tij më 7 tetor. Dhe ndërsa ai përsëriti se Izraeli mund të llogarisë në mbështetjen e SHBA-së, ai lëshoi një paralajmërim të drejtpërdrejtë për qeverinë e tij.

"Siguria e Izraelit mund të mbështetet në Shtetet e Bashkuara, por tani ai ka më shumë se Shtetet e Bashkuara. Ka Bashkimin Evropian, ka Evropën, ka pjesën më të madhe të botës," u tha ai donatorëve për fushatën e tij të rizgjedhjes në 2024.

"Por ata kanë filluar ta humbasin atë mbështetje nga bombardimet pa dallim që ndodhin," tha Biden Biden, megjithatë, shtoi se "nuk kishte asnjë dyshim për nevojën për të luftuar Hamasin" dhe Izraeli kishte "të gjithë të drejtën" për ta bërë këtë.

Udhëheqësi amerikan është përballur me presion në rritje, duke përfshirë edhe nga brenda Partisë  Demokratike, për të frenuar fushatën ushtarake të Izraelit. Vërejtjet e tij përputhen me qasjen e fundit të administratës së tij ndaj luftës, me zyrtarët që i kërkuan Izraelit "të vendosë një premium mbi jetën njerëzore" dhe të japë udhëzime më të qarta për t'i lejuar njerëzit të shmangin konfliktin. Zyrtarët e lartë amerikanë kanë shfaqur gjithashtu pakënaqësi në rritje ndaj reagimit ushtarak të Izraelit.

Edhe, sekretari i Shtetit Antony Blinken tha vetëm ditë më parë se kishte një "hendek" midis premtimeve të autoriteteve izraelite për të kursyer civilët në Gaza dhe realitetit në terren.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se më shumë se 18,400 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite që nga 7 tetori, kur Hamasi depërtoi në territorin izrealit dhe vrau 1,200 njerëz.

Presidenti amerikan, Joe Biden thotë se Izraeli ka nisur ta humbasë mbështetjen globale


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota