Napoli rigjen fitoren
BKT
Sport

Napoli rigjen fitoren

Uran Krasniqi/RTKLive

Napoli i ka dhënë fund një serie të dobët të formës dhe ka gjetur fitoren në Serie A. Kësisoji pas humbjeve të njëpasnjëshme kundër rivalëve Inter Milan dhe Juventus, skuadra napolitane ka mposhtur atë të Cagliarit. 

Në stadiumin "Diego Armando Maradona" ndeshja është mbyllur me rezultat 2-1. 

Pavarësisht se dominoi për dyzet e pesë Napoli ka arritur të shënojë duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim pa gola.

minuta e gjashtëdhjetë e nëntë e pjesës së dytë ka sjellë edhe golin e Osimhen dhe epërsinë për Napolin. Barazimi ka ardhur pas vetëm tre minutave kur ka shënuar Pavoletti. Megjithatë Napoli e ka rikthyer epërsinë shpejt me golin e Kvaratskhelia në minutën e shtatëdhjetë e pestë. 

Në tabelën e kryesuar nga Inter, Napoli gjendet në pozitën e katërt, ndërsa Cagliari në vendin e gjashtëmbëdhjetë.