Lloyd Auston viziton Tel Avivin, operacionet izraelite vazhdojnë
BKT
Rajoni dhe Bota

Lloyd Auston viziton Tel Avivin, operacionet izraelite vazhdojnë

Luan Qorraj / RTK

Përderisa operacionet e ushtrisë izraelite vazhdojnë, autoritetet në Rripin e Gazës thonë se numri i viktimave në tërë territorin i është afruar 20 mijëshit. Ndërkohë, sekretari amerikan i shtetit Lloyd Austin, vizitoi Izraelin ku bisedoi rreth planeve të ardhshme dhe kërkoi që Tel Avivi të ndërmarrë masa që të ketë sa më pak viktima.

Forcat Izraelite kanë vazhduar me sulme ajrore dhe operacione tokësore në pjesët e ndryshme të Rripit të Gazës.

Njëkohësisht, autoritetet brenda Rripit të Gazës kanë thënë se numri i viktimave, që nga fillimi i operacioneve izraelite, ka arritur në afro 19 500, përderisa mbi mijëra të tjerë janë ende të zhdukur dhe besohet se trupat e tyre gjenden nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara.

Autoritetet në Rripin e Gazës thanë edhe se si pasojë e bombardimeve izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia, janë vrarë së paku 110 civilë përderisa dhjetëra të tjerë janë plagosur. Por, këto njoftime nuk mund të konfirmohen.

Ndërkohë, sekretari amerikan i mbrojtjes LLoyd Austin vizitoi Tel Avivin ku u takua me zyrtarët më të lartë izraelit. Austin, edhe një herë, rikonfirmoi përkrahjen amerikane për Tel Avivin dhe nënvizoi se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten.

Por, Austin tha se ekziston nevoja për operacione "kirurgjike" dhe shtoi se Izraeli duhet të gjejë mënyrë për ta minimizuar numrin r viktimave civile.

Austin tha se me udhëheqësit izraelitë, bisedoi për planet e mundshme për atë se çka do të ndodhë pas përfundimit të luftës dhe nevojën së një strategjie të qartë për të ardhmen e cila do të garanton paqe afatgjatë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota