BeH, arrestohen Debevec e Mehmedagiq, për korrupsion
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Me urdhër të Prokurorisë së BeH-së janë arrestuar Debevec dhe Mehmedagiq nga pjesëtarët e Agjencia Shtetërore e Hetimit dhe Mbrojtjes (SIPA).
Në ambientet e SIPA-s ndodhen kryetari i Gjykatës së Bosnje-Hercegovinës, Ranko Debevec, dhe ish-drejtori i OSA-së (Agjencia e Intelegjencës), Osman Mehmedagiq.
Disa ekipe të medieve presin jashtë godinës së SIPA-s që avokatët e tyre të dalin për të njoftuar publikun se për çfarë dyshohen saktësisht klientët e tyre, njoftojnë mediet lokale, transmeton RTKlive.
Kujtojmë se Mehmedagiq dhe Debevec janë arrestuar pasdite në Sarajevë. Ata u arrestuan nga anëtarët e SIPA-s me urdhër të Prokurorisë së Bosnjë-Hercegovinës.
Siç ishte njoftuar më parë nga Prokuroria e BeH-së, Mehmedagiq dhe Debevec dyshohen për shpërdorim detyre.
Pas arrestimit të tyre, në media u shfaqën informacione se Debeveci dhe Mehmedagiq dyshoheshin për përgjime të paligjshme të subjekteve të caktuara politike, por kjo informatë nuk u konfirmua zyrtarisht.























