Kinë, qindra të vdekur nga tërmeti 6.2 ballë të shkallës Rihter
BKT
Rajoni dhe Bota

Kinë, qindra të vdekur nga tërmeti 6.2 ballë të shkallës Rihter

Flutura Bekqeli / RTK

Të paktën 118 persona janë vrarë në Kinën Veriperëndimore, në tërmetin më vdekjeprurës në 13 vjet. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, derisa raportohet për qindra të lënduar.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincën malore Gansu rreth mesnatës të së hënës me orën lokale duke tronditur gjithashtu edhe Qinghain fqinj. Rreth 10 pasgoditje kanë ndodhur, njoftuan autoritetet lokale. Numri i vdekjeve mund të rritet derisa me qindra të lënduar janë raportuar në kushtet e akullit.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar mijëra ekuipazhe shpëtimi në rajonin ndër më të varfrit në Kinë. Në të gjithë rajonin, furnizimi me energji dhe ujë janë ndërprerë, duke penguar përpjekjet e shpëtimit.

Zyrtarët thonë se u ka mbetur kohë e kufizuar për të shpëtuar njerëzit në kushte nën zero. Të martën, pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror dhe rrjetet e mediave sociale treguan fshatra të tëra të rrafshuara nga tërmeti, si dhe ndërtesa dhe shtëpi të shembura.

Banorët që u larguan nga shtëpitë e tyre u treguan gjithashtu duke u grumbulluar mbi zjarret e improvizuara në kampet e evakuimit të ngritura me nxitim. Temperaturat arritën në -13C të martën, raportuan mediat kineze.

Zyrtarët lokalë në qarkun Jishishan, më i godituri në provincën Gansu, thanë se më shumë se 5,000 ndërtesa në zonë ishin dëmtuar. Gansu shtrihet midis pllajave Tibetiane dhe Loess dhe kufizohet me Mongolinë. Rajoni i largët është një nga më të varfrit dhe më të larmishëm etnikisht të Kinës.

Kina ndodhet në një rajon ku takohen një numër pllakash tektonike - veçanërisht ato Euroaziatike, Indiane dhe Paqësore - dhe është veçanërisht e prirur ndaj tërmeteve.

Shtatorin e kaluar, më shumë se 60 njerëz u vranë kur një tërmet me magnitudë 6.6 goditi provincën jugperëndimore të Sichuan.

Tërmeti Gansu është më vdekjeprurësi që Kina ka parë që nga tërmeti shkatërrues i vitit 2010 në Yushu, provincën Qinghai, i cili mori pothuajse 2700 jetë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota