Ukrainë, 9 persona u plagosën në qytetin Kherson nga sulmet me dronë
BKT
Rajoni dhe Bota

Ukrainë, 9 persona u plagosën në qytetin Kherson nga sulmet me dronë

Përgatiti: M.Miftari/RTKlive

Ukraina njofton se ka pasur sulme me dronë në Kherson, Kiev dhe Kharkiv një natë para të mërkurës.

Sipas Ukrainës, nëntë persona u plagosën në qytetin Kherson nga bombardimet ruse.

Sipas kryetarit të Khersonit, Roman Mrotshko, katër nga të plagosurit ishin fëmijë, raportojnë mediet e huaja, transmeton RTKlive

Në Kiev, Ukraina zmbrapsi disa drone Shahed, njoftoi Serhi Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Sipas Popkos, nuk ka pasur të vdekur apo dëme nga sulmet.

Kryetari i Bashkisë së Kharkiv-it, Ihor Terehov, tregoi për, të paktën, dy sulme që goditën pranë ndërtesave të banimit në Kharkiv, raporton AFP.

“Informacionet për lëndime apo shkatërrime personale janë duke u sqaruar”, tha Terehov për mediet ndërkombëtare.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota