BE dakordohet për paktin e azilit dhe migracionit
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Vendet e BE-së dhe Parlamenti i BE-së kanë rënë dakord për një marrëveshje të përbashkët për azilin dhe migracionin.
“Kjo do të jetë e rëndësishme për Suedinë dhe Evropën”, tha Tomas Tobé, kryenegociatori për Parlamentin e BE-së për medie e huaja, transmeton RTKlive.
Marrëveshja vjen pas vitesh negociatash të ashpra.
Me pak fjalë, kjo do të thotë se është arritur një kompromis për politikën e migracionit midis Komisionit të BE-së, Parlamentit të BE-së dhe vendeve anëtare të BE-së.
Marrëveshja vjen pas viteve të grindjeve dhe mosmarrëveshjeve mbi politikën e migracionit. Propozimi për një pakt të ri azili dhe migrimi u prezantua në shtator 2020 nga suedezja Ylva Johansson, atëherë komisionere e re e brendshme.
Ajo e përshkroi atë si "një kompromis, një pistë" dhe e vlerësoi marrëveshjen si historike.
























