Liderët e Hamasit arrijnë në Kajro për bisedime për armëpushim
BKT
Rajoni dhe Bota

Liderët e Hamasit arrijnë në Kajro për bisedime për armëpushim

Flutura Bekqeli /RTK

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë të mërkurën për një rezolutë për Gazën. Votimi është vonuar pasi diplomatët po punojnë në gjuhën që do të fitonte një po ose, të paktën, një abstenim nga SHBA-ja, e cilat vuri veton ndaj një mocioni të mëparshëm armëpushimi.

Izraeli ka propozuar një pauzë njëjavore në luftimet ndaj Hamasit në këmbim të lirimit të rreth 40 pengjeve, sipas një analisti të CNN, duke cituar zyrtarë. Hamasi ka bërë të qartë se nuk do të lirohen më pengje derisa të ketë një armëpushim.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, ka arritur në Kajro për bisedime për një armëpushim të ri në Gaza, derisa presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka thënë se vendi i tij ishte gati për një tjetër pauzë humanitare Përpjekjet për të marrë një mocion armëpushimi të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të rifillojnë pasi votimi i së martës u vonua. SHBA thotë se po punon me anëtarët e tjerë për tekstin, por ka vënë veton ndaj rezolutës së mëparshme.

Gjysma e popullsisë së Gazës është e uritur dhe banorët shpesh kalojnë ditë të tëra pa ngrënë nën bombardimet e Izraelit ndaj enklavës me më shumë se 2 milionë njerëz, tha Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së.

Fëmijët dhe familjet "nuk janë të sigurt në spitale" në Gaza, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder, ndërsa sistemi më i gjerë i kujdesit shëndetësor të enklavës shkon në prag të kolapsit.

Human Rights Watch lëshoi një raport të hënën duke akuzuar Izraelin për përdorimin e urisë si armë lufte në Gaza, duke e quajtur atë një ‘krim lufte’. Një zëdhënës i qeverisë izraelite e hodhi poshtë akuzën si ‘gënjeshtër’ dhe fajësoi Hamasin për mungesat.

Nga Kombet e Bashkuara deri te OJQ-të dhe madje edhe influencuesit, kanë kritikuar mënyrën se si Izraeli po bën luftë kundër Hamasit në Gaza, derisa edhe presidenti amerikan Joe Biden e ka dënuar para pak kohe "bombardimin pa dallim në caqe”, në Gaza.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota