Gjykata e Lartë e Kolorados: Trump nuk mund të jetë në fletën e votimit
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjykata e Lartë e Kolorados: Trump nuk mund të jetë në fletën e votimit

Hanife Osmani / RTK

Gjykata Supreme Amerikane merr vendim për diskualifikimin e ish-presidentit amerikan Donal Trump për zgjedhjet presidenciale në Kolorado.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump diskualifikohet për zgjedhjet presidenciale në Kolorado.

Gjykata Supreme e Kolorados vendimin e bazoi në një klauzolë kushtetuese për kryengritje. Drama e cila po e përcjell ish presidentin amerikan i cili aktualisht po përballet me katër raste penale nëpër gjyqe, së fundmi iu shtua edhe përshkrimi nga supremja amerikane se Trump nuk është kandidat i përshtatshëm, ngase i njëjti është i përfshirë në kryengritje, gjatë trazirave që kanë ndodhur në Kongresin amerikan, tre vjet më parë.

Fushata e Trumpit e ka cilësuar vendimin si anti-demokratik dhe është zotuar se do ta apelojë atë.

Kjo është hera e parë që interpretohet një pikë e Amadamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, për të diskualifikuar një kandidat për president. Mirëpo, vendimi i së martës nuk vlen për shtete të tjera përveç Kolorados, tentime të ngjashme për të pamundësuar garën e Trumpit në Nju Jork, Minesota dhe Miçigan, kanë dështuar. Gjyqtarët kanë thënë se vendime të tilla nuk i marrin lehtë.

Ata theksuan se “Ne jemi të vetëdijshëm për shkallën dhe peshën e pyetjeve që kemi përpara vetes”.

Përfaqësuesit e fushatës së Bidenit nuk e kanë komentuar vendimin e Kolorados


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota