Të paktën 15 persona të vrarë në sulmi në Universitetin Charles në Pragë
BKT
Rajoni dhe Bota

Të paktën 15 persona të vrarë në sulmi në Universitetin Charles në Pragë

Hanife Osmani / RTK

(E plotësuar, 18:30) Të paktën 15 persona u vranë si pasojë e një sulmi të papritur nga një student në Universitetin Charles në Pragë. Sulmuesi u eliminua njoftojnë autoritetet, policia shtoi se në fshatin ku banonte gjendet i vdekur edhe babai i tij.

Të paktën 15 persona mbetën të vrarë dhe 24 të tjerë u plagosën në Universitetin Charles i cili ndodhet në sheshin Jan Palach në Pragë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:40, me kohën lokale, bëjnë të ditur autoritetet e sigurisë çeke.

Personi i cili kreu vrasjet ishte student në Fakultetin e Arteve në Universitetin Charles rreth moshës 24-vjeçare. I njëjti më pas u qëllua për vdekje nga policia. Studenti ishte nga një fshat afër Pragës, vend në të cilin u gjend i vdekur edhe babai i tij. Kreu i policisë çeke konfirmoi numrin e viktimave dhe shtoi se sulmuesi është frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit. Ndërsa, të shtënat masive aktualisht nuk po trajtohen si sulm terrorist, thotë policia.

Në një postim në platformën X, presidenti çek, Petr Pavel, tha se është i shokuar nga ngjarjet në Pragë dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave. Ministri i Brendshëm Vit Rakusan kërkon nga publiku të ndjekin udhëzimet e policisë.

Sulmi i së enjtes pasdite në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles është sulmi më i rëndë që nga pavarësia çeke 30 vjet më parë. Policia ka mbyllur zonën dhe u bëri thirrje banorëve që jetojnë aty pranë të qëndrojnë në shtëpi.

Sulm i armatosur në qendër të Pragës

Bardhyl Bajrami /RTK

Policia Çeke ka njoftuar për disa të vrarë e dhjetëra të plagosur si pasojë e të shtënave nga armë zjarri në afërsi të një universiteti në qendër të Pragës.

Policia ka thënë se sulmuesi i armatosur është eliminuar dhe se ndërtesa është evakuuar.

Sipas raporteve, incidenti ka ndodhur në Fakultetin e Arteve të Universitetit Charles. Ky universitet ndodhet në qytetin e vjetër të Pragës, rreth 500 metra larg ura e njohur dhe pika turistike, Ura e Karllit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota