Zelensky me mesazh për Krishtlindje|VIDEO
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelensky me mesazh për Krishtlindje|VIDEO

Hanife Osmani/ RTK

Ukrainasit edhe në kohë lufte po festojnë Krishtlindjet për herë të parë në të njëjtën datë me Evropën dhe botën.

Presidenti Ukrainas ndryshoi me ligj festimin e Krishtlindjeve me datën 25 dhjetor, në vend të 7 janarit me kalendarin rus.

Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky ndonëse në periudhë lufte uroi kombin e tij për Krishtlindje.

Mesazhi i tij për ukrainasit ishin lutjet e përbashkëta më të forta se kurrë. Në korrik, Ukraina prezantoi një ligj që ndryshon festimin e Krishtlindjeve me datën 25 dhjetor, në vend të 7 janarit si ishte më herët nëpërmjet një ligji të ratifikuar nga vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Për një kohë të gjatë, populli ukrainas iu nënshtrua ideologjisë ruse në pothuajse të gjitha aspektet e jetës, duke përfshirë kalendarin Julian dhe kremtimin e Krishtlindjeve.

Kjo lëvizje në ndryshimin e datës festive të Krishtlindjeve nuk ishte pa qëllim ngase sipas tij ukrainasit tashmë njëzëri festojnë së bashku me Evropën dhe botën duke e quajtur veprimin si një de-rusifikim dhe shkëputje prej saj.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota