Ish-ministrja serbe: Vuçiq e Bërnabiq kanë punuar nën komandën e FSB-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Ish-ministrja serbe: Vuçiq e Bërnabiq kanë punuar nën komandën e FSB-së

Sh.Ç /RTKlive

Ish-ministrja dhe kryetarja e lëvizjes “Gjithmonë për Serbinë”, Zorana Mihajloviq, ka komentuar deklaratën e Ana Bërnabiqit, e cila është shprehur mirënjohëse ndaj shërbimeve ruse të sigurisë që informuan Qeverinë e Serbisë se opozita do të përpiqet të marrë pushtetin në Serbi me dhunë.

“Kryeministrja Ana Bërnabiq, u dërgonte transkripta ambasadorëve, por për një kohë të gjatë qeveria e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiq kanë punuar nën komandën e FSB-së ruse dhe Putinit”, ka thënë ajo, raportojnë mediat serbe.

Mihajloviq ka theksuar se gjithçka që po bën qeveria aktuale ka për qëllim ruajtjen e pushtetit të vet të korruptuar dhe të ndyrë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar se ndihma kishte mbërritur nga “shërbimet e huaja”. Në fjalën e tij, pas përshkallëzimit të protestave, ai tha se prej ditësh kanë paralajmëruar faktorin e huaj dhe se shumë janë bërë naivë dhe as nuk duan të dëgjojnë e shohin se çfarë po ndodh. Kurse, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e falënderoi shërbimin rus.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota