Elmas lë Napolin për Leipzig
BKT
Sport

Elmas lë Napolin për Leipzig

Uran Krasniqi / RTKLive

Eljif Elmas ka përfunduar përvojën e tij te Napoli. Reprezentuesi maqedonas ka kaluar në Bundesligën gjermane, ku do t`i mbrojë dyert e skuadrës, Leipzig.

Klubi gjerman ka njoftuar se futbollisti do të udhëtojë së bashku me pjesën tjetër të ekipit në kampin stërvitor në La Magna më 2 janar 2024.

 "Elmas ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2028. Mesfushori do të mbajë fanellën me numrin 6. Ai do t'i bashkohet skuadrës për fillimin e stërvitjeve në 2024. Mirë se vini në Leipzig, Eljif!", ka bërë të ditur skuadra gjermane.

Elmas i ishte bashkuar skuadrës italiane më 2019, ku gjatë 189 ndeshjeve të zhvilluara kishte shënuar nëntëmbëdhjetë gola dhe kishte bërë njëmbëdhjetë asistime.