Sulm masiv i Rusisë me raketa ndaj qyteteve të Ukrainës
BKT
Foto: Arkiv/Ukrainë
Rajoni dhe Bota

Sulm masiv i Rusisë me raketa ndaj qyteteve të Ukrainës

Dardan Ramabaja/RTK

Rusia të premten kreu një nga sulmet më të mëdha me raketa në Ukrainë, duke vrarë 16 civilë dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, pasi goditi ndërtesa banimi në Kiev, njoftojnë zyrtarët.

Ushtria e Ukrainës thotë se 158 raketa dhe dronë u lëshuan në sulmin "masiv" rus ndaj qyteteve kryesore ukrainase ku dhjetra persona janë vrarë dhe plagosur. Të paktën pesë persona u vrarë në Dnipro pas një sulmi në një qendër tregtare, dy në Kharkiv dhe dy në kryeqytetin Kiev.

Presidenti Zelensky ka deklaruar se Rusia përdori "pothuajse çdo lloj arme në arsenalin e saj" duke goditur objektet arsimore dhe një maternitet.

Ambasadori amerikan në Ukrainë bëri thirrje për më shumë fonde për Kievin, me bisedimet e bllokuara në Kongresin amerikan për ndihmën e ardhshme.

I dërguari humanitar i OKB-së për Ukrainën ka dënuar "valën e tmerrshme të sulmeve të Rusisë në zonat e populluara" këtë mëngjes.

Sulmet po shihen si një hakmarrje pasi këtë javë, forcat ajrore të Ukrainës fundosën një anije luftarake të ankoruar në Krimenë e pushtuar nga Rusia.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota