Vazhdojnë sulmet ruse me raketa dhe dronë në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Vazhdojnë sulmet ruse me raketa dhe dronë në Ukrainë

Hanife Oamani / RTK

Rusia po vazhdon me sulmet masive në tërë Ukrainën. Për pesë ditë, Rusia ka përdorur rreth 300 raketa e 200 dronë.

Rusia ka filluar bombardimin e saj më të madh ajror deri më tani. Lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se Moska ka përdorur rreth 300 raketa dhe 200 dronë gjatë pesë ditëve.

Bombardimi i ri ajror i Rusisë mbi Ukrainën filloi në fund të javës së kaluar. Forcat ukrainase u përgjigjën me sulmin e së shtunës në Belgorod, në të cilin u plagosën më shumë se 100 njerëz.

Zyrtarët ukrainas njoftuan se të mërkurën se sulmet e së martës, përfshirë qytetet më të mëdha të Ukrainës, Kharkivin dhe Kievin, kishin vrarë dhe plagosur më shumë se 130 njerëz në të gjithë vendin. Shpërthime u dëgjuan edhe gjatë natës gjatë rrëzimit të një rakete mbi port në Sevastopol, qytet ky më i madhi në Krimenë e pushtuar nga Rusia, njoftoi guvernatori i instaluar nga Moska, Mikhail Razvozhayev në rrjetin social Telegram.

Ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, deklaroi për BBC-në se bombardimet e fundit të Rusisë nuk ishin befasuese, ajo shtoi se në mënyrë që Ukraina të fitoi luftën atyre u duhen më shumë armë për t'u përgjigjur. Fjalimi i Marakoves ishte një mesazh i qartë drejt Rusisë që ajo duhet të ndalet.

E presidenti rus Vladimir Putin tashmë është zotuar të shtojë sulmet në përgjigje të sulmeve të fundit në Belgorod nga Ukraina.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota