Hasek merr drejtimin e Kombëtares së Çekisë
Uran Krasniqi/RTKLive
Ivan Hasek do ta pasojë Jaroslav Silhavy në detyrën e trajnerit të Kombëtares së Çekisë në futboll.
Edhe pse Çekia u kualifikua në Euro 2026, duke qenë e dyta në grup pas Shqipërisë që ishte në pozitën e parë, Silhavy dha dorëheqjen pas kritikave për disa nga paraqitjet e ekipit në kualifikime.
Hasek kishte drejtuar Sparta Pragën drejt dy titujve të ligës dhe kishte pasur një periudhë të shkurtër në drejtimin e ekipit kombëtar më 2009. Ai pos që do ta drejtojë skuadrën në turneun e këtij viti në Gjermani, ku Çekia do të garojë në grup me Portugalinë e Turqinë dhe një kundërshtar që ende s'është vendosur, pritet të jetë në krye edhe gjatë fushatës kualifikuese të Kupës së Botës 2026.
“Është një nder i madh të drejtosh ekipin kombëtar çek sepse është kulmi i karrierës për çdo trajner”, ka thënë Hasek në një konferencë për shtyp.























