Salah thotë se me Egjiptin synon ta fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës
Uran Krasniqi/RTKLive
Mohamed Salah ka thënë se pas dështimit në të kaluaren këtë herë synon që me Egjiptin ta fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës.
Salah ka qenë pjesë e Egjiptit në dy finalet e humbura, më 2017 dhe më 2021.
“Sigurisht, më vjen keq që do të mungoj te Liverpool për një periudhë kohe, por unë ndiej detyrimin ta ndihmoj vendin tim, Egjiptin, për ta fituar këtë turne. Mbi të gjitha jam kapiten i Egjiptit dhe pas dy finaleve të humbura mendoj se ka ardhur koha për ta ngritur këtë trofe”, është shprehur ai. “Është një ndjenjë e mrekullueshme sa herë që futesh në fushë me fanellën e përfaqësueses së vendit tënd. Jam i lumtur që do të jem atje, i lumtur që luaj në turne. Dua ta fitoj këtë turne me Egjiptin. Në fakt kam dëshirë të madhe ta fitoj këtë vit” .
Kampionati i vendeve afrikane do të mbahet në Bregun e Fildishtë nga 13 janari deri më 11 shkurt.























