Netanyahu: Lufta nuk duhet të ndalet derisa të arrihen tre objektiva
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu: Lufta nuk duhet të ndalet derisa të arrihen tre objektiva

RTKlive

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se lufta kundër Hamasit nuk duhet të ndalet derisa Izraeli të arrijë tre objektiva kryesore, që sipas tij janë: “eliminimin e Hamasit, kthimin e pengjeve tona dhe garantimin që Gaza nuk do të jetë më një kërcënim për Izraelin”.

Në një deklaratë të lëshuar të shtunën nga zyra e tij, Netanyahu ka thënë se Izraeli “nuk do t’i japë Hamasit imunitet askund dhe ne po luftojmë për të rivendosur sigurinë si në jug ashtu edhe në veri”, raportojnë mediat ndërkombatre.

“Deri atëherë duhet të lini gjithçka mënjanë dhe të vazhdoni me forca të përbashkëta derisa të arrihet fitorja e plotë”, ka theksuar ai.

Deklarata e tij vjen pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant zbuloi të enjten planet për fazën tjetër të luftës në Gaza.

Izraeli, megjithatë, do të ruajë “lirinë e tij operacionale të veprimit në Rripin e Gazës” dhe do të vazhdojë “të kryejë inspektimin e mallrave që hyjnë në Rripin e Gazës”, thuhej në plan.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota