21:00 / 08.01.2024
Jep dorëheqje kryeministrja e Francës, Borne
RTKlive
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka dhënë dorëheqje pas më pak se dy vjet në këtë post, raporton “BBC”.
Vendimi i largimit të Bornes vjen pas raportimeve se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është i vendosur të bëjë riorganizim para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
Në deklaratë, Macron tha se Borne ka treguar “kurajë, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës sa ishte kryeministre.























