Presidenti palestinez kërkon konferencë të paqes në takim me Blinkenin
BKT
Rajoni dhe Bota

Presidenti palestinez kërkon konferencë të paqes në takim me Blinkenin

M.P. / RTKlive

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka realizuar takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Abbas ka kërkuar mbajtjen e një konference ndërkombëtare të paqes, si përfundim të pushtimit izraelit në Palestinë.

Ai gjithashtu tha se Gaza është pjesë përbërëse e shpresave të shtetësisë palestineze, dhe nuk duhet të ndërpritet si rezultat i luftës së Izraelit me Hamasin, shkruan The Guardian, transmeton RTKlive.

Abass mes tjerash deklaroi se palestinezët nuk duhet të zhvendosen në Gaza ose Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota