Suedia me ‘mundësinë e luftës’ sipas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes
BKT
Foto: AP
Rajoni dhe Bota

Suedia me ‘mundësinë e luftës’ sipas njoftimit të ministrit të Mbrojtjes

M.P. / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes Civile në Suedi, Carl-Oskar Bohlin tha në një konferencë të mbrojtjes se "mund të ketë luftë”.

Mesazhi i tij u mbështet më pas nga komandanti i përgjithshëm ushtarak Gjeneral Micael Byden, i cili tha se të gjithë suedezët duhet të përgatiten mendërisht për këtë mundësi, raporton BBC, përcjellë RTKlive.

Pas më shumë se dy shekujsh paqeje, Suedia është pak hapa nga anëtarësimi në aleancën mbrojtëse të NATO-s, duke pritur për një dritë jeshile nga parlamenti i Turqisë dhe më pas nga Hungaria.

Komandanti i Përgjithshëm tha se komentet e tij nuk ishin asgjë e re, përcjellë RTKlive.

Ai vizitoi frontin lindor të Ukrainës një muaj më parë dhe Suedia është një nga një grup vendesh që trajnojnë pilotët ukrainas. Stokholmi thuhet gjithashtu se po shqyrton dërgimin e avionëve luftarakë të avancuar Gripen në Ukrainë.

"Ambicia ime me këtë nuk është të shqetësoj njerëzit; ambicia ime është të bëj më shumë njerëz të mendojnë për situatën e tyre dhe përgjegjësitë e tyre", tha më vonë gjenerali Byden për gazetën Aftonbladet.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota