SHBA dhe Britania kanë paralajmëruar pasoja për kryengritësit Houthi
Hanife Osmani / RTK
Pas sulmit të djeshëm, gjatë së cilit kryengritësit Houthi lansuan 21 raketa balistike dhe fluturake pa pilot ndaj një anije luftarake amerikane, SHBA dhe Britania paralajmëruan pasoja për militantët Jemenit të përkrahur nga Irani.
Edhe pse, të gjitha raketat dhe fluturaket e lansuara gjatë këtij sulmi u ndaluan nga sistemet mbrojtjes ajrore, Shtetet e Bashkuara thanë se ky sulm nuk do të kalon pa pasoja përderisa sekretari britanik i mbrojtjes, Grant Shapps, i pyetur se a do të ketë sulme ajrore kundër Houthi-ve i porositi gazetarët "vetëm përcillni se çka do të ndodhë në këtë hapësirë".
Pak më vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara adoptoi një rezolutë në të cilën kërkuan që Houthi-t menjëherë të ndalojnë të gjitha sulmet në detin e kuq dhe rikonfirmoi të drejtën e vendeve anëtare të OKB-s që të mbrojnë anijet e tyre.
Por, raportet fundit nga deti i Kuq thonë se një grup i burrave të uniformuar dhe armatosur ka arritur të rrëmben një tanker komercial, i cili lundronte në këtë det.
Kryengritësit Houthi, të cilët kontrollojnë një pjesë të madhe të Jemenit, gjatë muajve të kaluar filluan të sulmojnë anijet tregtare të cilat kalojnë në detin e Kuq duke thënë se në këtë mënyrë po e përkrahin luftën e Hamasit në rripin e gazës.























