Shpërthen vullkani, llava djegur shtëpitë në qytetin Grindavik
Dardan Ramabaja/RTKLive
Një vullkan në gadishullin Reykjanes shpërtheu në orët e para të së dielës pran qytetit Grindavik, duke derdhur lavë në qytetin e peshkimit. Shpërthimi, ka detyruar evakuimin e të gjithë popullsisë së qytetit.
Mbrojtjet e ndërtuara pas shpërthimit të dhjetorit kanë mbajtur pjesërisht llavën, por disa janë thyer, ku rruga kryesore për në qytet është ndërprerë nga rrjedha e llavës.
Duke iu drejtuar kombit në një transmetim të drejtpërdrejtë të dielën në mbrëmje, presidenti i Islandës Gudni Johannesson u bëri thirrje njerëzve që "të qëndrojnë së bashku dhe të kenë dhembshuri për ata që nuk mund të jenë në shtëpitë e tyre".
Ai tha se shpresonte se situata do të qetësohej, por se sipas tij "çdo gjë mund të ndodhë".
Lëkundjet e forta të tërmetit i paraprinë shpërthimit të dhjetorit në sistemin vullkanik Svartsengi. Në javët që pasuan, u ndërtuan mure rreth vullkanit për të larguar shkëmbinjtë e shkrirë nga Grindavik, shtëpia e rreth 4,000 njerëzve.
Zyra Meteorologjike Islandeze (IMO) njoftoi se barrierat ishin thyer në disa vende, duke lejuar që llava të arrinte në qytet ku më pas u dogjën shtëpi e ndërtesa.
Nuk ka pasur asnjë indikacion për ndërprerje të fluturimeve të brendshme apo ndërkombëtare pas shpërthimit.























