Guardiola merr çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA
BKT
Sport

Guardiola merr çmimin “Trajneri më i mirë” nga FIFA

Uran Krasniqi/RTKLive

Tripleta e fituar me Manchester Cityn ka bërë që Pep Guardiola ta fitojë çmimin e trajnerit më të mirë për vitin 2023.

Kjo pas një ceremoni të organizuar të hënën në Londër. 

Spanjolli gjatë edicionit të kaluar ka fituar Champions League, Premier League dhe FA Cup.

Në garë me Guardiolan ishin edhe Simone Inzaghi (Inter), Ange Postecoglou (Tottenham), Luciano Spalletti (Napoli), Xavi (Barcelona).