Një grua e vdekur dhe 17 të plagosur nga sulmi në Ra’anana të Izraelit
BKT
Rajoni dhe Bota

Një grua e vdekur dhe 17 të plagosur nga sulmi në Ra’anana të Izraelit

A.B/RTKlive

Një grua u vra dhe të paktën 17 të tjerë u plagosën në një sulm me thikë në Ra’anana, qytet në veri të Tel Avivit, të hënën pasdite, raporton "CNN".

Policia ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët janë nga qyteti i Hebronit të Bregut Perëndimor i pushtuar nga Izraeli, e të cilët dyshohen se vodhën të paktën tri makina të ndryshme dhe tentuan të godisnin këmbësorët gjatë sulmit. Policia bëri të ditur se dy të dyshuarit ishin palestinezë dhe kishin hyrë ilegalisht në Izrael.

Shërbimet e Shpëtimit të Izraelit thanë se janë trajtuar mbi dhjetë persona që ishin lënduar nga ky sulm në vende të ndryshme në të gjithë qytetin. Policia po kontrollonte zonën për të përcaktuar nëse të dyshuar të tjerë ishin të përfshirë në sulm.

Nga spital jashtë Tel Avivit thanë se po trajtonin shtatë fëmijë të plagosur nga sulmet. Një djalë 16-vjeçar i cili pësoi një dëmtim të rëndë në kokë ishte në operacion dhe gjashtë fëmijë të tjerë të moshës 10 deri në 16 vjeç ishin në gjendje "të lehtë deri në mesatare", sipas Dr. Ron Barnett, drejtor i departamentit të mjekësisë urgjente në Qendra Schneider për Pediatri.

Sulmet erdhën një ditë pasi lufta e Izraelit kundër Hamasit kaloi kufirin 100-ditor. Pa marrë përgjegjësinë, Hamasi tha se sulmet ishin "një përgjigje e natyrshme ndaj masakrave të okupimit dhe agresionit të tij të vazhdueshëm kundër popullit tonë palestinez" dhe bëri thirrje për më shumë sulme kundër Izraelit. Policia tha se kontrolli po kryhej ende në zonë për t'u siguruar që nuk kishte kërcënime të mëtejshme.

Që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, ka pasur një numër sulmesh palestineze kundër izraelitëve, veçanërisht në pikat e kontrollit në Bregun Perëndimor, si dhe në Jerusalem. Forcat izraelite kanë kryer një sërë operacionesh në të gjithë Bregun Perëndimor, duke arrestuar më shumë se 2 mijë persona.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota