Irani sulmon një fshat në Pakistan, vriten dy fëmijë
Bardhyl Bajrami /RTK
Dy fëmijë janë vrarë e tre janë plagosur si pasojë e një sulmi të Iranit në një fshat në Pakistan.
Pakistani këtë sulm të Iranit në territorin e vet e ka quajtur të paligjshëm, ndërsa i ka dërguar notë proteste Teheranit.
Pakistani u bë vendi i tretë që ishte në shënjestër të Iranit këtë javë. Sulmet kanë ndodhur në një fshat të provincës jug-perëndimore të Balochistanit,në kufirin mes dy vendeve.
Një agjenci e lajmeve e lidhur me ushtrinë e vendit, Irani ka thënë t’i ketë vënë në shënjestër dy caqe që kanë lidhje me grupin militant Jaiash al-Adl. Irani ka thënë se sulmet ishin drejtuar drejt atyre që po ia cenojnë sigurinë.
Pakistani këtë sulm e ka quajtur një akt i paligjshëm dhe ka paralajmëruar se mund të ketë pasoja serioze.
Ministria e jashtme e Pakistanit e ka dënuar, siç ka thënë, shkeljen e paprovokuar të hapësirës së saj ajrore nga Irani dhe i ka dërguar note proteste Teheranit.
Ka reaguar edhe Kina e cila sot, të mërkurën ka kërkuar nga Pakistani dhe Irani që të përmbahen.
Gjatë kësaj jave, Irani ka sulmuar edhe Irakun dhe Sirinë.























