Vazhdon rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Hezbollahut
Luan Qorraj/ RTK
Izraeli ka bërë të ditur se ka kryer sulme të reja kundër caqeve të Hezbollahut në Libanin Jugor. Krerët e forcave mbrojtëse të izraelit kanë thënë se gjasat për një luftë të re me Libanin janë shumë më të mëdha.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë bërë të ditur se kanë kryer sulme të reja kundër caqeve të Hezbollahut në Libanin Jugor , mes tjerash, kundër grupit të luftëtarëve i cili më parë kishte lansuar raketa drejtë izraelit si dhe kundër "infrastrukturës terroriste" të Hezbollahut.
Përfaqësuesit e Hezbollahut thanë se do të përgjigjen ndaj këtyre sulmeve përderisa, kreu i forcave izraelite gjenerali Gen. Herzi Halevi,deklaroi se gjasat për një luftë të re me Libanin janë shumë më të larta se sa në të kaluarën"
Deklaratat e kreut të ushtrisë izraelite erdhën në kohën kur Hezbollahu duket të jetë duke tentuar të intensifikon fushatën e sulmeve raketore kundër izraelit duke nxitur kështu thirrje çdo herë e më të fuqishme për veprime më agresive të forcave të armatosura. Ministri Izraelit i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir, tha se "në Liban ekziston nevoja për një sulm parandalues kundër Hezbollahut.
Aty asnjë marrëveshje politike nuk do të ndihmon"dhe shtoi se "një luftë në veri do të jetë tejet e dhunshme. Por ne nuk duhet t'ia lëmë atë detyrë fëmijëve tanë"
Por, përkundër insistimit të politikanëve djathtist, dukët se në mesin e popullatës Izraelite nuk ka shumë interes për edhe një luftë. Në vitin 2006, forcat Izraelite hynë në Liban për të luftuar Hezbollahun dhe u tërhoq pa i arritur objektivat.























