Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Tajlandë
BKT
Rajoni dhe Bota

Të paktën 23 të vdekur nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Tajlandë

Bardhyl Bajrami/ RTK

Si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë të licencuar të mjeteve piroteknike në Tajlandë, të paktën 23 persona kanë humbur jetën.

Nuk dihet nëse ka të mbijetuar apo për numrin e punëtorëve që ishin në fabrikë në momentin e shpërthimit.

 Fabrika, e licencuar, ndodhej në një lokacion të izoluar, larg zonave të banimit. Nuk dihen shkaqet që quan deri te shpërthimi ndërsa hetuesit ndodhen në vendin e ngjarjes duke i kryer hetimet.

Aksidentet me mjete piroteknike nuk janë të rralla në Tajlandë.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota