Zjarr në një depo karburantesh në Rusi
BKT
Rajoni dhe Bota

Zjarr në një depo karburantesh në Rusi

Bardhyl Bajrami / RTK

Ukraina, për të dytën herë në dy ditë, ka sulmuar objekte strategjike brenda territorit të Rusisë.

Si pasojë e një sulmi me dron, një zjarr i madh ka përfshi në depo karburantesh në rajonin Bryansk që ndodhet rreth 70km larg kufirit me Ukrainën. Kështu kanë thënë zyrtarë rus. Mediet ruse kanë thënë se katër rezervuar të karburantit  në rajonin Bryansk, janë përfshirë nga flakët që më pas është përhapur në një sipërfaqe prej rreth 1 mijë m2.

Guvernatori i rajonit Bryansk, ka thënë se droni është zbuluar dhe rrëzuar në afërsi të qytezës Klintsy, megjithatë eksplozivi që barte me vete ka rënë mbi depon e karburantit.

Guvernatori gjithashtu ka njoftuar për evakuimin e më shumë se 30 personave nga zona e prekur.

Ky është sulmi I dytë me dron në objekte të naftës në dy ditë. Qyteza Klintsy ndodhet rreth 70 km larg kufirit me Ukrainën.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota