Sulm ajror në Damask të Sirisë
Bardhyl Bajrami /RTK
Si pasojë e një sulmi ajror në Damask të Sirisë, që dyshohet ta ketë kryer Izraeli, janë vrarë katër zyrtarë të lartë të forcave iraniane të sigurisë.
Izraeli nuk ka komentuar, ndërsa raportohet edhe për civilë të vrarë, pjesëtarë të forcave siriane dhe objekte të shkatërruara.
Garda Revolucionare e Iranit e ka fajësuar Izraelin për sulmin ku ndërsa ka thënë se përveq zyrtarëve Iranian janë vrarë edhe një numër i forcave siriane.
Izraeli nuk ka komentuar për akuzën apo për sulmin ndërsa për vite të tëra Izraeli ka kryer sulme ndaj caqeve që kanë lidhje me Iranin në Siri. E sulme të këtilla janë shpeshtuar qëkur ka nisë lufta mes Izraelit e Hamasit pas sulmeve të 7 tetorit.
Sulmi i sotëm ka ndodhur në paralagjen Mazzeh, në jug-perëndim të Damaskut, një zonë ku ndodhet aeroporti ushtarak si dhe Selia e OKB-së në Damask si dhe objektet e ambasadave dhe restoranteve të ndryshme.
Një burim ushtarak iI paidentifikuar i ka thënë Agjencia shtetërore arabe-siriane të lajmeve se IOA kishin arritur që të parandalonin disa nga raketat, megjithatë si pasojë e sulmit disa persona kanë humbur jetën, disa tjerë janë lënduar ndërsa janë shkatërruar e dëmtuar edhe disa ndërtesa.
Figura të larta të Gardës Revolucionare të Iranit janë të pranishme në Siri qëkur ka nisur lufta civile atje në vitin 2011, duke siguruar përkrahjen për regjimin e presidentit Bashar al-Asad kundër rebelimit të gjerë kundër sundimit të tij.























