19:04 / 20.01.2024
Martinelli thotë se Arsenal di cilësitë e veta dhe s`ka rëndësi çka thuhet
Uran Krasniqi / RTKLive
Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, ka thënë se skuadra e njeh vetveten dhe janë të parëndësishme ato që thuhen jashtë.
Ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta kohëve të fundit nuk ka pasur rezultat të mira, por Arsenal ka fituar kundër Crystal Palace të shtunën në Premier League me rezultat të thellë 5-0 dhe njëzet e dy vjeçari ka arritur të shënojë dy herë.
“Ne i dimë cilësitë tona, nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit nga jashtë, ne besojmë në vetvete. Ne kishim nevojë për një ndeshje të tillë. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin edhe nëse luaj vetëm një, dy ose tre minuta. Sot pata mundësinë të shënoj dy gola dhe jam shumë i lumtur me ekipin dhe paraqitjen", ka thënë braziliani.























