Në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor
BKT
Rajoni dhe Bota

Në Shkup do të mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor

V.Th. RTKlive

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,Dimitar Kovaçevski, do të mirëpresë të dielën në mbrëmje, në një darkë pune në Shkup , liderët e vendeve të rajonit.

Ata do të marrin pjesë në takimin e 22 janarit, kushtuar Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, miratuar nga Komisioni Evropian.

Zyrtarisht takimi fillon të hënën dhe në të do të marrin pjesë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe presidenti i Serbisë ,Aleksandër Vuçiq.

Në takim do të jetë i pranishëm edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien (Xhejms o Brajan)

Në nëntor të vitit të kaluar, Komisioni Evropian prezantoi një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili përfshin gjashtë miliardë euro grante dhe kredi për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike me Bashkimin Evropian.

Për sot në Shkup ishte paraparë të mbahet edhe takimi i liderëve të nismës "Ballkani i Hapur" por i njëjti në momentet e fundit është anuluar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota