Izraeli vazhdon operacionet në Gazë
Luan Qorraj/RTK
Forcat izraelite kanë vazhduar me operacione në Rripin e Gazës. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nxiti një incident diplomatik, pasi u publikua një incizim ku ai dëgjohet duke thënë se shteti i Katarit është problematik.
Forcat izraelite kanë vazhduar operacionet në Rripin e Gazës duke goditur caqe të reja nga ajri si dhe duke vazhduar operacionet tokësore. Sipas raportimeve, luftimet të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Khan Younis, ku, sipas Izraelit, është përqendruar udhëheqësia e Hamasit.
Njëkohësisht, autoritetet palestineze thonë se numri i viktimave civile në Khan Younis, ku luftimet po zhvillohen në afërsinë e një numri të madh të civilëve, po vazhdojnë të shkaktojnë viktima të mëdha në mesin e popullatës.
Ndërkohë, kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu, ka shkaktuar një incident diplomatik pasi që u publikua një audio incizim në të cilin ai dëgjohet duke thënë se shteti i Katarit, i cili është njëri prej ndërmjetësuesve kryesor mes Tel Avivit dhe Hamasit , është "problematik" . Në po të njëjtin incizim, personi, për të cilin thuhet se është Netayahu, thotë se është "i hidhëruar me amerikanët" pasi që e kanë vazhduar marrëveshjen për bazën amerikane në Katar pa kërkuar koncesione që kanë të bëjnë me lirimin e pengjeve nga ana e Hamasit.
Përfaqësuesit e Katarit kanë thënë se deklaratat e tilla janë "të papërgjegjshme dhe destruktive për tentimet për të shpëtuar jetën e njerëzve të pafajshëm. Megjithatë ato nuk janë befasuese".
Përderisa as Departamenti i Shtetit, as Tel Avivi zyrtar ende nuk kanë komentuar rreth incizimit.























