Makinat evropiane po ri-shiten në vendet e varfra të Afrikës
BKT
Rajoni dhe Bota

Makinat evropiane po ri-shiten në vendet e varfra të Afrikës

Dardan Ramabaja / RTK

Shumë makina të vjetra që evropianët nuk i duan më dërgohen në Afrikë, në shtete si Senegali. Atje makinat mblidhen në parkingje të mëdha për tu shitur.

Makina më e lirë shitet për 2500 euro, por një makinë e mirë shpesh kushton dyfishin e asaj. Disa janë në gjendje shumë të keqe, nga 15 deri në 20 vjeç dhe shumë ndotëse.

Por kjo është shpesh alternativa e vetme për blerësit në Afrikën Perëndimore. Nuk ka fabrika makinash, andaj përdoren makinat e vjetra ndotëse dhe të rrezikshme.

Si rezultat, nivelet e ndotjes vetëm në Lomé janë 5 herë më të larta se sa rekomandohet nga OBSH, kryesisht për shkak të automjeteve të vjetra. 4 deri në 5 milionë makina të përshtatshme për grumbullimin e skrapit në vendet perëndimore mbërrijnë në Afrikë çdo vit, duke përfaqësuar pothuajse gjysmën e të gjitha automjeteve të përdorura të shitura në mbarë botën.

Kushtet e këqija të rrugës, mungesa e trajnimit të shoferëve dhe makinat e vjetra e të vjetruara e bëjnë Afrikën kontinentin me shkallën më të lartë të vdekshmërisë rrugore në botë, me 246,000 njerëz të vrarë çdo vit.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota