GJND-ja nuk urdhëron armëpushim në Gazë
Sh.Ç /RTKlive
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë i ka kërkuar Izraelit që t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar akte të gjenocidit.
Kjo gjykatë nuk ka urdhëruar armëpushim në Gazë, gjë që ishte kërkuar nga Afrika e Jugut e cila e dërgoi rastin për gjenocid kundër Izraelit në GJND.
Masat e përkohshme që ka marrë gjykata:
-Izraeli duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocidal – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve që sjellin shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve
-Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë ndonjë akt gjenocidal
-Izraeli duhet të parandalojë dhe të ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet nxitje për të kryer gjenocid në Gaza
-Izraeli duhet të ndërmarrë masa për të siguruar qasje për ndihma humanitare
-Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi
-Izraeli duhet ta dorëzojë një raport në gjykatë brenda një muaji nga kur jepet ky urdhër.























