Vendimi i GJND-së rreth padisë kundër Izraelit, ngjallë reagime
BKT
Rajoni dhe Bota

Vendimi i GJND-së rreth padisë kundër Izraelit, ngjallë reagime

Dardan Ramabaja /RTK

Vendimi i përkohshëm i Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në padinë për gjenocid të iniciuar nga Afrika e Jugut kundër Izraelit ka ngjallur reagime të ndryshme globale.

Gjykata e lartë e OKB-së vendosi se Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet gjenocidale në Gaza, por nuk urdhërojë ndalimin e menjëhershëm të operacioneve.

Human Rights Watch e ka përshkruar vendimin e GJND-së si një "vendim historik", duke thënë se ai "vë në dijeni Izraelin dhe aleatët e tij se nevojitet veprim i menjëhershëm për të parandaluar gjenocidin dhe mizoritë e mëtejshme kundër palestinezëve në Gaza".

Riyad al-Maliki, ministri i jashtëm palestinez, thotë se gjyqtarët vendosën "në favor të njerëzimit dhe ligjit ndërkombëtar".

Ndërkohë, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli "do të vazhdojë të mbrojë veten dhe qytetarët e saj duke iu përmbajtur ligjit ndërkombëtar".

Bashkimi Evropian ka publikuar reagimin e tij fillestar ndaj vendimit të GJND-së ku thuhet se Izraeli duhet të marrë të gjitha masat për të parandaluar aktet gjenocidale në Gaza.

"Urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të detyrueshme," thuhet në reagim, duke shtuar se palët në të duhet t'i zbatojnë ato.

Duke folur pas vendimit të gjykatës për aplikimin e paraqitur nga vendi i tij, presidenti Ramaphosa tha se Afrika e Jugut pret që Izraeli, "si një demokraci e vetëshpallur dhe si një shtet që respekton sundimin e ligjit" t'i bindet vendimit.

Ndërsa një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Egjiptit thotë se po priste me padurim që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të kërkonte një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pasi siç kishte vendosur në raste të ngjashme".


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota