Sulmi ndaj Izraelit, Gueterres kërkon hetim për pjesëtarët e UNRWA-së
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulmi ndaj Izraelit, Gueterres kërkon hetim për pjesëtarët e UNRWA-së

Flutura Bekqeli /RTK

SHBA ka ndërprerë përkohësisht fondet për agjencinë e OKB-së për palestinezët, mbi akuzat për përfshirje të stafit në sulmet e Hamasit të 7 tetorit.

Agjencia e OKB-së për ndihmë refugjatëve palestinezë ka thënë se ka shkarkuar disa njerëz dhe ka urdhëruar një hetim mbi informacionin e dhënë nga Izraeli. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte "i tmerruar nga ky lajm" dhe ka bërë thirrje për një hetim të shpejtë.

Hamasi vrau 1300 njerëz, kryesisht civilë, në sulmin e paprecedentë të 7 tetorit.

Duke njoftuar vendimin e tij për të ndalur përkohësisht fondet, departamenti i shtetit i SHBA-së tha se ishte "jashtëzakonisht i shqetësuar" nga akuzat për përfshirjen e stafit të OKB-së në sulme.

Kreu i agjencisë për ndihmë refugjatëve palestinezë, Philippe Lazzarini, tha të premten se Izraeli i kishte dhënë organizatës së tij "informacione në lidhje me përfshirjen e supozuar të disa punonjësve të Agjencisë Humanitare të OKB-së për palestinezët në sulmet e tmerrshme ndaj Izraelit, më 7 tetor".

Ai tha se kishte vënë nën hetim një numër punonjësish dhe kishte ndërprerë lidhjet me ta.

Shefi i OKB-së Antonio Guterres tha se i kishte kërkuar Lazzarini që të hetonte "këtë çështje me shpejtësi".

Ai shtoi se hetimi duhet të sigurohet që çdo punonjës "që tregohet se ka marrë pjesë ose ka nxitur" në sulmin e 7 tetorit të shkarkohet dhe të referohet për ndjekje penale të mundshme.

Uashingtoni tha se e mirëpriti thirrjen e Guterres për një "hetim të plotë dhe të shpejtë". BE tha gjithashtu në një deklaratë theksoi se ishte "jashtëzakonisht e shqetësuar" nga akuzat dhe do të vlerësonte hapat e mëtejshëm "bazuar në rezultatin e hetimit të plotë dhe gjithëpërfshirës".

SHBA, Gjermania dhe BE-ja janë ndër disa prej donatorëve më të mëdhenj të Agjencisë Humanitare të OKB-së për ndihmë palestinezëve.

Agjencia ofron arsim, kujdes shëndetësor dhe ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota