Houthi-t godasin anijen britanike në Detin e Kuq
BKT
Rajoni dhe Bota

Houthi-t godasin anijen britanike në Detin e Kuq

Luan Qorraj / RTK

Kryengritësit Houthi, nga Jemeni, kanë arritur ta godasin një anije, me pronësi britanike, e cila ishte duke kaluar nëpër Detin e Kuq.

Kryengritësit Jemenit, Houthi, kanë arritur ta godasin një anije tregtare, e cila ishte duke lundruar në Detin e Kuq. Sipas raporteve, Houthi-t, arritën ta godasin anijen “Marlin Kluanda”, e cila është e regjistruar në Britaninë e Madhe, përderisa ajo ishte rreth 90 kilometra larg bregut.

Edhe pse, fillimisht, u njoftua për zjarr dhe dëme të mëdha në anije, është bërë e ditur se fatmirësisht, sulmi kaloi pa viktima apo të plagosur. Luftanijet amerikane, britanike dhe franceze , të cilat janë duke patrolluar rajonin, ndihmuan në ndaljen e zjarrit.

 Sulmi, të cilin zyrtarët britanik e quajtën "të patolerueshëm" erdhi në kohën kur aleance prej 10 vendeve detare po e patrullon detin e kuq për të ndaluar sulmet e houthi-ve përderisa aviacioni amerikan dhe britanik është duke sulmuar caqet e kryengritësve në tokë. Edhe pse, deri me tani, gjatë sulmeve ajrore janë shkatërruar qendrat komanduese dhe një pjesë e raketave kundër-anije të houthi-ve, sulmi i sotëm tregon se ata ende kanë aftësi të godasin anijet duke shkaktuar kështu probleme të mëdha në trafikun detar të detit të kuq.

Houthi-t, të cilët përkrahen nga Irani, i cili edhe ua ka transferuar kryengritësve teknologjinë për të kryer këto sulme, thonë se në këtë mënyrë "po e ndihmojnë luftën e Hamasit në gaza" përderisa, pas incidentit të fundit, disa diplomatë kanë thënë se pritet intensifikimi i sulmeve ajrore kundër kryengritësve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota