Drejtuesit e trenave në Gjermani i japin fund grevës
BKT
Rajoni dhe Bota

 Drejtuesit e trenave në Gjermani i japin fund grevës

/ATSH-DPA/

Sindikata e makinistëve të trenave (GDL) në operatorin hekurudhor shtetëror gjerman “Deutsche Bahn” ka përfunduar grevën e saj shumëditore që prek shërbimet e transportit të pasagjerëve herët, tha një zëdhënës i operatorit hekurudhor shtetëror.

Greva hekurudhore preku transportin e trenave në Gjermani për ditë të tëra nisi të lehtësohej dje në mbrëmje pasi shërbimet normale të mallrave rifilluan përpara afatit.

Një zëdhënës i “Deutsche Bahn” njoftoi sot në mëngjes se ndërprerjet në transportin e pasagjerëve gjithashtu kanë përfunduar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota