Fermerët hedhin vezë në Parlamentin Evropian
Përgatiti: M.Miftari/RTKlive
Në lidhje me samitin e BE-së, fermerët e zemëruar janë mbledhur në Bruksel për të protestuar kundër politikës bujqësore të BE-së.
Gjatë mëngjesit së sotëm, protestuesit hodhën vezë në drejtim të Parlamentit Evropian dhe ndezën zjarre dhe fishekzjarrë jashtë ndërtesës së Parlamentit, njoftojnë mediet e huaja.
“Nëse e doni tokën, përkrahni ata që kujdesen për të”, shkruhet në një nga pankartat e protestuesve.
Rreth një mijë traktorë po bllokojnë disa rrugë kryesore në vende të ndryshme të qytetit, sipas vlerësimeve të policisë.
Protestat e fshatarëve po zhvillohen në të gjithë Evropën, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Spanjën dhe Portugalinë.
Fokusi i samitit të BE-së është që Hungaria të pranojë një paketë ndihme financiare për Ukrainën, kriza fshatare nuk është në agjendën zyrtare.























