Kultivimi i luleve për `Ditën e të dashuruarve` dhe `8 Marsin`
BKT
Rajoni dhe Bota

Kultivimi i luleve për `Ditën e të dashuruarve` dhe `8 Marsin`

Bardhyl Bajrami /RTK

Kultivuesit e luleve kanë përgatitur sasi të mjaftueshme të luleve për periudhën kur do të festohet për dashurinë në `Ditën e të dashuruarve`, si dhe `8 Marsin` - ditën ndërkombëtare të gruas.

Kultivuesit e luleve po përgatiten për muajin më të ngarkuar të vitit-shkurti dhe marsi- kur festohet për dashurinë, periudhë kjo kur zymbylët, tulipanët, lulebora dhe lule tjera pranverore janë shumë të kërkuara.

Në serrat e një luleshitësi rumun në Dolj, në jug të vendit, tashmë ka një shpërthim të vërtetë  ngjyrash, por edhe punohet nga mëngjesi deri në mbrëmje, që lulet të duken të bukura.

Aleksandru Mic kultivon lulen ciklamin në serrën me madhësi prej 500m2. Tash e pesë vjet, Aleksandru siguron jetesën duke shitur lule. Ai tregon se puna është e vështirë por njëherësh edhe e bukur. Lulet kanë nevojë për shumë vëmendje, kujdes, por edhe ngrohtësi.

Kultivuesit e luleve kanë përgatitur sasi të mjaftueshme për këtë periudhë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota