Netanyahu urdhëron ushtrinë të planifikojë evakuime nga Rafah
BKT
Rajoni dhe Bota

Netanyahu urdhëron ushtrinë të planifikojë evakuime nga Rafah

RTKlive

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka urdhëruar ushtrinë që të përgatitet për të evakuuar civilët nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara një ofensive të zgjeruar kundër Hamasit.

Netanyahu u tha zyrtarëve ushtarakë dhe të sigurisë që "të paraqesin në kabinet një plan të kombinuar për evakuimin e popullsisë dhe shkatërrimin e batalioneve" të Hamasit", njoftoi zyra e tij të premten.

"Është e pamundur të arrihet qëllimi i luftës pa eliminuar Hamasin dhe duke lënë katër batalione të Hamasit në Rafah. Përkundrazi, është e qartë se aktiviteti intensiv në Rafah kërkon që civilët të evakuohen nga zonat e luftimit", njofton zyra e tij, raporton BBC.

Në fillim të kësaj jave, Netanyahu tha se kishte urdhëruar trupat që të "përgatiteshin për të operuar" në Rafah dhe se "fitorja totale" e Izraelit mbi Hamasin ishte vetëm disa muaj larg.

Ai i bëri komentet ndërsa hodhi poshtë kushtet e fundit të propozuara të armëpushimit të Hamasit.

Shumica e njerëzve në Rafah janë zhvendosur nga luftimet në pjesë të tjera të Gazës dhe jetojnë në tenda.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota