Luftimet në Gaza, Biden i bën presion Izraelit
BKT
Rajoni dhe Bota

Luftimet në Gaza, Biden i bën presion Izraelit

Dardan Ramabaja /RTK

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se civilët që janë ‘mbledhur’ në Rafah në Rripin e Gazës janë ‘të ekspozuar dhe të pambrojtur’ dhe ka kërkuar që ata mbrohen, duke shtuar kështu presionin ndaj Izraelit që të mos ndërmarrë një sulm në qytetin kufitar me Egjiptin.

Izraeli duhet të bëjë përpjekje "të besueshme" për të mbrojtur më shumë se një milion palestinezë të strehuar në qytetin jugor të Gazës, ka thënë presidenti Biden.

Rafah ka qenë nën sulme të rënda ajrore izraelite ditët e fundit, me një numër viktimash të raportuara.

Javën e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi se ai kishte urdhëruar trupat të përgatiteshin për të zgjeruar operacionin e tij tokësor në Rafah. Ai u zotua se do të mundte Hamasin e fshehur në qytet.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Türk tha se çdo sulm do të ishte "i tmerrshëm" dhe shumë civilë "ka të ngjarë të vriten".

Më shumë se gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Rripit të Gazës tani është e grumbulluar në qytet në kufirin me Egjiptin, i cili ishte shtëpia e vetëm 250,000 njerëzve përpara se të shpërthente lufta midis Izraelit dhe Hamasit në tetor.

Një numër i konsiderueshëm vendesh dhe organizatash ndërkombëtare kanë paralajmëruar Izraelin kundër nisjes së ofensivës së tij të planifikuar.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, të hënën tha se Izraeli duhet të "ndalojë dhe të mendojë seriozisht" përpara se të ndërmarrë veprime të mëtejshme në Rafah.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, u bëri thirrje aleatëve të Izraelit të ndalonin dërgimin e armëve, pasi "shumë njerëz" po vriteshin në Gaza.

Javën e kaluar, edhe Arabia Saudite paralajmëroi për "pasoja shumë serioze" nëse Rafah sulmohej.

Nderkohë, Franca i ka dorëzuar Bejrutit një propozim me shkrim që synon t'i japë fund armiqësive me Izraelin dhe të zgjidhë kufirin e diskutueshëm Liban-Izrael, sipas një dokumenti të parë nga agjenisra e lajmeve Reuters i cili kërkon që luftëtarët, përfshirë njësinë elitare të Hezbollahut, të tërhiqen 10 km nga kufiri.

Armiqësitë kanë ecur paralelisht me luftën e Gazës dhe po krijojne shqetësimin për një konfrontim edhe më të gjerë shkatërrues.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota