Kapen tetë tonelata drogë në Spanjë
BKT
Rajoni dhe Bota

Kapen tetë tonelata drogë në Spanjë

Bardhyl Bajrami /RTK

Në një port të Spanjës është zbuluar një kontejner me tetë tonelata drogë e llojit kokainë. Droga kishte ardhur nga Surinami përmes Panamasë, do të shkonte në Portugali e më pas do të kthehej prapë në Spanjë përmes transportit rrugor.

Autoritetet spanjolle kanë kapur një sasi të madhe droge të llojit kokainë në portin e Algeciras në Andaluzi. Kontejneri po vinte nga surinami ndërsa po transportonte kinse gjeneratorë.

Agjencia spanjolle për taksa ka thënë se kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në vitet e fundit ndërsa janë arrestuar tre persona, përfshirë pronarin e kompanisë për ku ishte nisur  kontejneri si dhe personin përgjegjës për pranimin e dërgesës në Spanjë.

Kontejneri kishte rrugëtuar nga Surinami në Panama e prej aty në Algeciras ndërsa destinacioni i ardhshëm ishte Portugalia, prej ku përmes rrugëve do të kthehej përsëri në Spanjë.

Dogana e Spanjës kishte kontrolluar kontejnerin me skaner ku kishin vërejtur pako të renditura mjeshtërisht brenda një strukture metalike të deklaruar si gjenerator.

Sipas autoriteteve, struktura e metaltë kishte për qëllim t’i shmangej zbulimit nga skaneri ndërsa është hera e parë që u zbulua një metodë e tillë e fshehjes.

Droga, e llojit kokainë, ishte fshehur brenda një strukture metalike e deklaruar si gjenerator.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota