Patentë shoferët dhe lejet e qarkullimit pa pagesë në Maqedoni të Veriut
BKT
Rajoni dhe Bota

Patentë shoferët dhe lejet e qarkullimit pa pagesë në Maqedoni të Veriut

RTKlive

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për dhënie pa pagesë të patentë shoferëve, lejeve të qarkullimit rrugor.

“Nga sot kemi angazhuar MPB-në që të ndërmarrë të gjitha aktet juridike që patentët e shoferët, lejet e qarkullimit rrugor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilat duhet të ndërrohen para kohe, të jenë pa kompensim”, ka deklaruar zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Përveç kësaj, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të zbatojnë edhe vendimin që  fletët e udhëtimit të jepen në formë digjitale.

“Konkluzioni tjetër ka të bëjë me Ministria e Punëve të Jashtme, e cila duhet të ndërmarrë veprime që fletët e udhëtimit për të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit e që duhet të kthehen për të nxjerrë dokumente personale, kompensimi për fletët e udhëtimit do të jetë zero, ose do të jetë pa kompensim për ta”, ka thënë tutje Bytyqi.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota