Mali i Zi, katër të vdekur nga zjarri
BKT
Rajoni dhe Bota

Mali i Zi, katër të vdekur nga zjarri

M.Miftari/RTKlive

Një e moshuar dhe tre të mitur kanë humbur jetën nga zjarri që ka rënë në orët e para të mëngjesit në vendbanimin poshtë kodrës së Volujicës.

Prokurorja në Prokurorinë Themelore të Shtetit, në Tivar, Mirjana Tankosiq-Vuçiniq, ka thënë se shkak i zjarrit me shumë gjasa ka qenë shporeti me dru, njofton RTCG.

Prokurorja thotë se është njoftuar rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm se në vendbanimin afër Volujacit ka rënë zjarr dhe se katër persona kanë mbetur të vdekur dhe se kazerma është djegur plotësisht.

 “Së bashku me ekspertin për zjarre dhe shpërthime kam dalë në vendin e ngjarjes, me ne ka qenë edhe eksperti i fushës elektrike. Me atë rast, gjetëm kazerma të djegura plotësisht dhe katër trupa të djegur. Jozyrtarisht supozohet se shkak i këtij zjarri ka qenë një sobë me dru. Pas dhënies së konstatimeve dhe mendimeve të ekspertëve për zjarre dhe shpërthime, do të dihet shkaku i saktë i zjarrit”, tha Tankosiq- Vuçiniq.

Bëhet e ditur se në orën 04:35, pjesëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit njoftuan punonjësit e shërbimit në Departamentin e Sigurisë së Barit se në kazermën e parafabrikuar nën Volujica, ku banon popullata rome, ka rënë zjarr.

“Zjarri përfshiu disa ndërtesa. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur një ekip i zjarrfikësve të Tivarit me disa vetura, ndërsa gjatë operacionit të shuarjes së zjarrit janë gjetur katër trupa të paidentifikuar”, tha policia.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota